venerdì 29 maggio 2009

ABSURD 1

Mitingjet, Beja: Pro pjesemarrjes se nxenesve



Dhjetera nxenes dhe mesues jane detyruar te braktisin klasat dhe oret e mesimit per t’u bere pjese e fushates elektorale qe ka perfshire gjithe vendin.
Fytyrat e ketyre femijeve simbolizojne te ardhmen, ndaj shpesh ata jane pjesa me e dukshme e pamjeve qe po na ofrohet gjate kesaj fushate elektorale nga partite.

Ky fenomen i denuar nga opozita, por tashme edhe nga Avokati i Popullit eshte pranuar hapur nga ministri i Arsimit, Fatos Beja, i cili ne nje leter drejtuar Avokatit te Popullit ka theksuar se pjesemarrja e nxenesve ne inaugurime te shkollave i sherben shendetit te tyre mendor.

“Une besoj se ju jeni dakord me mua qe perurimi i shkollave te behet me nxenesit, pasi i sherben shendetit mendor dhe vlerave edukuese te tyre”, eshte shprehur Beja.

Vete kreu i arsimit pohon se nuk ka asnje akt nenligjor te sistemit arsimor ku te perjashtohet perfshirja e maturanteve dhe studenteve ne mitingje elektorale, por zoti Beja nuk sqaron nese ne keto mitingje duhet ose jo te jene te pranishem nxenesit e shkollave nentevjecare.

Shqetesimit te Avokatit te Popullit per mospolitizimin e institucioneve shkollore dhe vecanerisht te nxenesve, te cilet detyrohen te zhvillojne mesim me ore te shkurtuara sa here ka tubime, ministri i Arsimit e ka mohuar, duke sqaruar se prinderit dhe femijet e tyre mund te marrin pjese ne veprimtari elektorale jashte oreve te mesimit dhe kjo nuk zgjidhet nga dispozitat e Ministrise se Arsimit.

Por e verteta duket te jete ndryshe. “Jam ne klase te katert, beme tre ore mesim te shkurtuara dhe pastaj ishim ne mitingun e Jozefina Topallit”, tregon nje nxenese.

Nxenesit dhe mesuesit jane te detyruar te marrin pjese ne keto tubime, sipas raportimeve mediatike, sepse drejtoria e shkolles jep urdher dhe mesuesit rrezikojne vendin e punes.